Kantautori i njohur shqiptar Altin Goci dhe bashkëshortja e tij Irena Vogli janë njohur para 19 vitesh teksa Altini këndonte me grupin “Ritfolk”.
Teksa Altini po kujtonte në “E Diell” kohën e koncerteve të “Ritfolk” nëpër qytetet e Shqipërisë në vitet `90 dhe raportin me fansat, Manushi, Fjoralba dhe Ervini e ngacmuan dhe për bashkëshorten e tij nëse edhe ajo kishte qenë njëra prej tyre.
“Na ka prezantuar një person dhe më pas në filluam të njiheshim vetë” kujton ai. Mirëpo për çudinë e të gjithëve, asokohe Irena nuk ishte fare fanse e grupit “Ritfolk” dhe iu desh t`i dëgjonte këngët pasi u njoh me mua” tregoi për “E Diell” duke qeshur Altini.
Siç duket kjo ka qenë një sfidë më vete e Gocit, i cili edhe pse i njohur si natyrë paksa rebele, por i moderuar, ai diti fare mirë si ta bënte për vete Irenën dhe sot, ata janë një familje shumë e lumtur.
Top Channel