
24/02 17:12
Aktorja e famshme Selena Gomez ka lajmëruar fansat e saj se shumë shpejt do të vijë me një album të ri për të cilin po punon fort.
Albumi i saj i fundit “Revival” daton në vitin 2015 dhe fansave u kanë munguar shumë prurje të reja nga Selena.
Vetëm pak ditë më parë 26-vjeçarja ka lançuar edhe projektin e parë muzikor nga ky album, i quajtur “I Can’t Get Enough”.
Kjo këngë vjen në bashkëpunim me Benny Blanco, J Balvin dhe Tainy që pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtares.
Selena u shpreh se ndihet shumë nervoze për këtë album për të cilin ka rreth 2 vite që po përpiqet ta përfundojë.
Top Channel