Enton Panariti ka kohë që punon për çeljen e ekspozitës personale më të fundit të tij të quajtur Hapësira, forma dhe ngjyra”.
Procesi krijues për të fillon nga grimcat realitetit, por duke ju dhënë atyre perceptimet dhe ndijimet e tij. Optimiste apo pesimiste, pak rëndësi ka. Për të ka rëndësi që çdokush të gjejë diçka personale në telajon e tij.
“Realiteti ka ndikon e vet për çdo njërin nga ne, por nganjëherë është më mirë që ta interpretosh realitetin në mënyrën tënde se sa ta paraqitësh ashtu siç e sheh, sepse ka defektet e veta”, thotë Enton Panariti, piktor.
Janë pikërisht ndërthurja e këtyre tre elementëve, hapësirës, formës dhe ngjyrës që i japin dritë pikturës së tij. Dhe me ngjyrën duket që ai nuk është aspak i kursyer.
“Tematika e vërtetë është ngjyra dhe ajo që reflektohet mes ngjyrës, drita. Hapësira si rinë ato të kompozuara bashkë me njëra tjetrën në një telajo. Telajo e bardhë është një gjë e frikshme, ti duhet t’i japësh jetë”,tregon piktori.
“Unë gjykoj se ndoshta e para në këtë dynja ka qenë dashuria. Dhe fjala ka ardhur si një nevojë për të shpjeguar se çfarë është dashuria. Të dyja bashkë për të treguar që kjo botë mund të ketë edhe ngjyra. Ngjyra që ne sot na i sjell Entoni, siç na sjell edhe grafikën e tij të trishtuar, të dëshpëruar dhe me një filozofi gërthitëse për të na treguar që kjo botë shkon nga bardh e zija tek ngjyrat dhe anasjelltas” thotë Lorenc Vangjeli, analist .
Ashtu siç e quajtën edhe miqtë e tij që çdokush nga ne është e shkuara që ai mbart. Edhe për Panaritin, fëmijëria e tij është shenjë në penelat që ai hedh.
Ekspozita qëndron e hapur në Muzeun Historik Kombëtar.
Top Channel