Ladi Sulo, është 58 vjeçe dhe nipi i saj Markus është 7 vjeç e gjysmë dhe ka nisur të ngjisë malet që në moshën 3 vjeç. Nipit nuk i pëlqejnë lodrat elektronike, apo telefonat por dëshiron që kohën ta kalojë në natyrë.

Zakonisht në fundjavë, në ditë festash, por jo vetëm, ajo vendos të zbulojë destinacione të reja malore. Gjatë këtyre aventurave, ata janë përballur edhe me vështirësi, kanë fjetur në natyrë, kanë parë arinj, gjarpërinj…etj.

Që familjarët që mos shqetësohen ata të dy nuk i tregojnë atyre se cilin mal janë duke ngjitur por shpesh herë i thonë që janë në Dajt. Gjyshja ka ngjitur shumicën e majave në Shqipëri por edhe disa në Ballkan. Malin e Korabit e ka ngjitur 8 herë deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA