
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, Valbona Mema ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e këngës së re “ Tironse kom lè”.
E veshur me një kostum sportiv dhe e kombinuar deri në detaje, Valbona u shfaq më në formë se kurrë, duke treguar më pas sekretin e transformimit të saj fizik, që në fakt është komentuar së shumti në media.
Pa asnjë kompleks, madje me tone vetëvlerësimi, këngëtarja e “Tate du fuston” zbuloi se për momentin peshon 56 kilogramë, nga 86 që kishte qenë para dy vitesh e gjysmë.
Stili i ri i jetesës dhe përkushtimi i madh për t’u ushqyer shëndetshëm, ose “bukur” siç ajo e quajti në studio, kanë bërë që Valbona të arrijë rezultatet e dëshiruara.
Top Channel