Mbrëmja e sotme ishte e gjitha dedikuar Vlorës dhe të gjitha ato gjëra të bukura që ky qytet dhe krahinë ka pasur dhe vazhdon të ketë akoma.

Bujar Asqeriu, Rita Lati, Aleksandër Çipa, Mata e mjaft personazhe të tjerë vlonjatë kanë treguar çfarë pëlqejnë në qytetin e tyre, çfarë ka Vlora që nuk kanë vendet e tjera dhe mbi të gjitha, na kanë sjellë një atmosferë siç vetëm vlonjatët dinë të krijojnë.

Nga ana tjetër, të ftuarit kanë folur edhe për dashurinë dhe se si dashuria perceptohet nga një vlonjat.

Lefter Çipa, poeti i njohur vlonjat, i cili solli për publikun shqiptar veprat si “Bejke e Bardhë”, “Shqipëri, moj ballëhapur”, “Bilbilat e vendit tim” etj dhe njëkohësisht, është babai i një prej gazetarëve më të njohur dhe kryetarit të Unionit të Gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Çipa.

Dhe sipas Rita Latit, vetëm babai i Aleksandër Çipës është i vetmi që ka dashuruar në këtë jetë.

“Kur dëgjon vargjet e të madhit [Lefter Çipës] që nuk e din ë do dalë dikush më si ai… ka dalë i biri, por shumë bukur je, por ai është i paaritshëm. Vargjet e tij të mbushnin shpirtin. Vetëm ai më duket ka dashuruar në këtë jetë!”, u shpreh Rita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA