Përse nuk hapen dosjet në Shqipëri? Agron Shehaj flet në Top Show

12/03/2019 23:24

Krimet e Komunizmit! Të vrarë, të internuar, dëshmi të gjalla të atyre që përjetuan këtë anë të errët të sistemit. Përse i rikthehemi herë pas herë komunizmit? Çfarë është e gjithë kjo nevojë për të folur për të kaluarën? Përse nuk u dënuan kurrë krimet dhe përse politika shqiptare refuzon dekomunistizimin e vendit. Kjo ka qenë tema e Top Show për këtë të martë, ku i ftuar ka qenë edhe ish-deputeti i PD, Agron Shehaj.

Në studion Shehaj ia atribuoi mungesës së vullnetit politik arsyen se përse nuk hapen dosjet, duke theksuar nevojën që ato të hapen.

“Duhet të hapen patjeter. Mungon vullneti politik për hapjen e tyre. Do kujdesemi për privatesinë e persekutorëve apo për viktimat”, tha Shehaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA