“Shiu i Halloween”, Rama poston foto nga protesta poshtë zyrës së tij, s’i kursen ironitë: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm
Elitat politike dhe shoqërore ndikojnë në në krijimin e një klime tensioni, sipas publicistit Kim Mehmeti, i cili komentoi në mediat e Maqedonisë së Veriut thirrjet antishqiptare në vend.
“Shumica e maqedonasve, veçanërisht elitat, janë antishqiptare. Shumica kanë urrejtje ndaj shqiptarëve, dhe ata që kërkojnë vrasje të shqiptarëve shpesh vetëm e shprehin dëshirën e elitave politike dhe elitave të tjera”, tha Mehmeti.
Sipas Mehmetit, këto mesazhe negative dhe thirrjet për dhunë nuk lindin rastësisht, por pasqyrojnë ndikimin e ideologjive dhe qëndrimeve të një pjese të shoqërisë dhe udhëheqësve të saj.
“Këta janë fëmijë që kërkojnë dhunë ndaj shqiptarëve, por në fakt vetëm pasqyrojnë urrejtjen dhe bindjet që u transmetohen nga elitat”, tha ai.
Top Channel