Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në Facebook ka ironizuar shqetësimin e shprehur një ditë më parë nga SHISH për tentativa në rritje të Rusisë për të shtuar ndikimin në Shqipëri.

Ai e krahason këtë alarm të dhënë nga SHISH njëlloj me rrezikun anglo-amerikan në kohën e diktaturës.

Postimi i plotë i Manjani

Ky muhabeti i “ndikimit rus” që qenka rritur, më ngjan me veprën e Enverit: Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë.

Kur Enveri shkroi këtë libër, baballarët e shumë prej këtyre që qeverisin sot ishin me Rusinë…

Por një gjë e kanë mësuar këta të sotmit: duhet domosdoshmërisht një armik i jashtëm. Sapo ky armik të gjendet, i bien popullit të vet si n’top t’karadakut!

Zoti mos e dhëntë, por mekanizmi që po përdoret është njësoj…!

Ndërkohë, në jetën reale, asnjeri e rruan e as e qeth për ndikimin rus. Shumica jetojnë me plaçka të paketuara për në Europë ose presin green card për në Amerikë.

Të tjerët që jetojnë këtu presin të kapin ndonjë punë nga shteti ose ndonjë privat që ia mbetur. Shesin fara, qofte e perime për të mbijetuar, megjithë taksat tepër të larta.

Askujt nuk i bie mendja për Rusinë! As për medemek ndikimin e saj.

Nga ana tjetër ata që marrin vendime, të cilët mund ta hanë “ndikimin rus”, bëjnë të gjithë si Amerikanë! Amerikanizmi është deri në nivele qesharake në këtë vend. Shihini edhe deputetët zëvendësues…

Veç në i paçin thënë në vesh amerikanët që të bëhen me rusët….

Të vetmet pika të dobëta, që mund të bëjnë disi të besueshme ndikimin rus janë : miqsia me Serbët dhe prezenca e kompanive off-shore në tregun tonë.

Për këto të fundit mban përgjegjësi ekskluzive Ai, që ka kohë që kërcënon perëndimin me skenarë ndikimi Rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA