Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar këtë të martë në Urën Vajgurore ku ka zhvilluar takime me biznesin e vogël.
Gjatë takimeve, Basha ka theksuar Rama ka ndërtuar një sistem ku ka ndërthurur interesat e 5 oligarkëve me rryshfete të majme për veten e tij dhe ministrat e tij.
“Ikën Damiani, vjen Belinda, Belinda bashkë me Damianin, bashkë me Afrimin. Nuk ka më qeveri. Kemi një bandë e cila është kapur duke vjedhur. Janë kapur duke vjedhur votat dhe në këtë moment ka prerë lidhjen me popullin. Në momentin që ai e merr pushtetin jo përmes votës ai nuk e ka më frikë qytetarin. Kemi një kryeministër që e ka mendjen të bëjë barcaleta, të tallet, dhe të bëjë paratë e shqiptarëve rrush e kumbulla. Sa herë ta shikoni në ekran duke këputur mufka ose duke bërë truket e veta gjoja me veshje, sa herë që është duke bërë atë, është duke vjedhur diçka të madhe. E ka mendjen që ju ta shikoni se si flet, çfarë vesh, në atë moment ai po bën një vjedhje të madhe. Në atë moment ai i ka dhënë një oligarku një kontratë, ose i ka falur një copë bregdeti, ose një pus nafte, një leje minerare, leje ndërtimi në kundërshtim me ligj duke pastruar paratë e drogës, ose ka devijuar lumin që të grabisë pronat e qytetarëve. Çdo moment propagande e Edi Ramës, prapa kësaj fshihet një vjedhje e madhe”, u shpreh Basha.
Top Channel