Alban Zeneli është kandidati i radhës nga lista e PD që ka pranuar mandatin e deputetit, duke dalë nga radhët e selisë blu, e cila u ka kërkuar ta refuzojnë.

Alban Zeneli është në listën e PD për Qarkun e Kukësit, e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

Alban Zeneli renditet tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai ka firmosur lënien e mandatit në bllok. Madje në protestën e 5 Marsit, ai ka marrë fjalën duke djegur publikisht mandatin.

“Edi Rama qarkut të Kukësit i solli vetëm mjerim, varfëri dhe emigrim. Mandati nuk është i yni por i qytetarëve të Kukësit, Tropojës, Hasit, qytetarëve që votuan PD”,- pati thene Zeneli ne protestën para Parlamentit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) këtë të hënë pritet të bëjë zëvendësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI.

Në rendin e ditës të mbledhjes KQZ ka parashikuar dhënien e mandatit të deputetit Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.

Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendet e dy demokratëve Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu në Tiranë dhe Korçë do t’i zënë në Kuvend respektivisht Ajlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

6 deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare. Ata e çojnë në 10 numrin parlamentarëve të zëvendësuar. Pas betimit edhe të këtyre 6 deputetëve, Parlamenti shkon në kuotën e 92 deputetëve. Nëse votat e tyre ata do t’i bashkojnë me ato të mazhorancës, kjo do të thotë miratim edhe i atyre projektligjeve që kërkojnë 84 vota.

Në rendin e ditës po ashtu KQZ do të diskutojë edhe kërkesat e 4 partive të cilat do të garojnë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA