Blerina Gjylameti, Erisa Xhixho, Helena Halili dhe Anxhela Peza ishin të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të dhënë këndvështrimin e tyre rreth çështjeve gjinore.
Ato ndanë mendimet dhe eksperinecat e tyre personale, duke komentuar sesa i kishte penguar apo ndihmuar fakti që ishin femra për të arritur këtu ku janë.
Përgjithësisht të gjitha mbajtën të njëjtin qëndrim, duke fajësuar mentalitetin e fortë shqiptar, që ende e ka të vështirë të vlerësojë siç duhet gruan dhe rëndësinë e saj në shoqëri.
Ndër të tjera, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti e konkretizoi bisedën me një histori personale, duke treguar se ajo është vajza e tretë në familje dhe erdhi në jetë, sepse prindërit donin të kishin patjetër një djalë.
“Unë jam vajza e tretë, kam edhe një vëlla më pas. Për shëmbull, unë erdha në jetë pikërisht se donin djalin. Kjo është historia jonë, kjo është historia jonë shqiptare”, tregoi Blerina.
Top Channel