Kryetari i Partisë Demokratike ndodhet në Korçë nga ku po vijon turin e takimeve me qytetarët.

Basha u takua me biznesin e vogël nga ku theksoi se heqja e taksës Rama mbi naftën do të rrisë fuqinë blerëse, do të rrisë të ardhurat e konsumatorit, do të shtojë të ardhurat tek biznesi i vogël dhe i madh.

“Ju të keni në dorë qeverisjen dhe qeveria të kujdeset për interesin e njerëzve. Kemi një qeveri që është shkëpur nga njerëzit. Nuk dëgjon njerëzit. Sa herë vij këtu, keq e më keq. Gjendja e biznesit ka ardhur duke u përkeqësuar. Do të heqim “Taksën Rama” mbi naftën me 300 lek që do të japë efekt të menjëhershëm tek biznesi dhe qytetarët. Çdo familje që ka një makinë dhe harxhon mesatarisht 100 litra naftë në muaj, kursen 30 mijë lek. Për biznesin e vogël, për një kamionçinë, kursimi shkon në 90 mijë lek në muaj, vetëm nga ulja e çmimit të naftës. Për biznesin e madh kursimi shkon deri në 700 mijë lekë të reja. Vetëm ulja e çmimit të naftës do të sjellë energji të reja në ekonomi. Do të ulë koston, do të rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve do të rrisë çmimin dhe qarkullimin”, u shpreh Basha ndër të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA