Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Fierit ka shoqëruar në komisariat dy shtetas të tjerë të cilët ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme, ku mbeti i plagosur një efektiv i FNSH-së.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier.
Si rezultat, u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
L.Z, 42 vjeç, banues në Fier.
E.K, 37 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë për të njëjtat vepra penale.
Top Channel