Marjana Kondi vë në provë vajzat e famshme të “E Diell” për “Nafijen” e 2019-s! Në fund ja kush fitoi…

10/03/2019 16:54

Aktorja e njohur, Marjana Kondi, ka qenë e ftuar në programin ‘E diell’, ku ndër të tjera ka kujtuar dhe rolin e saj tepër të suksesshëm në telekomedinë ‘Gjuetia e fundit’.

Aktorja ka risjellë dhe njëherë në program një nga skenat e komedisë, duke rizgjedhur “Nafijen” e re të ditëve të sotme.

Në provë janë vënë bukuroshet e emisionit, Argjira Spanca, Einxhel Shkira dhe Alesia Bami. Pasi e provuan të gjitha, Marjana ka pohuar me humor se asnjëra prej tyre “nuk bënte për këtë punë”.

Pas kësaj, aktorja është rikthyer dhe njëherë në rol, duke aktruar skenën që i solli shumë sukses në vitin 1992. Pas këtij interpretimi, Marjana është duartrokitur nga të gjithë spektatorët në studio, të cilëve i shkaktoi shumë të qeshura si gjithmonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA