Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Vendi ynë vazhdon të jetë nja nga korridoret ballkanike të trafikut të heroinës dhe kokainës që trafikohet drejt vendeve të Evropës çka ka sjellë shtimin e numrit të përdoruesve të drogërave të forta.
Në një nga aksionet e fundit antidroge të nisur pikërisht ne zonën e “21 Dhjetorit”, ndaj një shpërndarësi që operonte në këtë zonë, Prokuroria zbuloi një fakt të ri, disa përdorues po blejnë droge me lista megjithëse sfida kryesore e autoriteteve është fshirja e Shqipërisë nga harta e kultivimit te kanabisit, që përveç të tjerave ka sjellë gjithashtu shumëfishimin e përdoruesve të hashashit, përdoruesit e heroinës janë më të ekspozuarit për t’u kthyer edhe autorë ngjarjesh kriminale që nga grabitjet deri tek vrasjet me pagese.
E gjitha kjo shkaktohet nga mungesa e të ardhurave për të paguar dozën dhe varësinë nga heroina tha një burim policor. Javën e kaluar gjateë sekuestrimit të 1 kilogrami heroine që po shpërndahej tek klientët fiks, prokuroria zbuloi gjithashtu një listë përdoruesish që u jepej doza dhe u shënohej emri si borxhlinj.
Aksioni “laboratori” nisi duke ndjekur njërin nga shpërndarësit Pieraldo Pelushi të cilit ju gjetën me vetë 33 doza heroine.
Shpërndarësi u ndoq tha njeri nga agjentet e antidrogës dhe më pas u pa tek po furnizohej me drogë në një banese të marrë me qera nga grupi.
Aty u gjetën 322 doza me heroinë dhe lista e emrave të përdoruesve borxhlinj. Grupi në të cilin u arrestua edhe një shpërndarës tjetër që punonte si lavazhier dhe që shpërndante drogë në vendin e punës shet heroinë tek klientët fiks në Rrugën e Kavajës, rrugën “Vasil Shanto”, Selitë, Kombinat dhe Yzberisht.
Prokuroria thotë se nuk ka arritur ende tek kapot e grupit dhe tek burimi kryesor qe furnizon dy nga shpërndarësit me heroinë, që të dy të dënuar me parë per të njëjtin fakt
Drogë e sekuestruar në Shqipëri gjatë 2018-s
Ekstazi 4.04 gramë
Fara kanabisi 1 kg 761,06 gramë
Hashish 363 KG 408 gramë
Heroinë 23 kg 971 gramë
kanabis 20365 kg
ketaminë 3 litra 340 ml
kokaninë 630kg
metadon 57.7 gramë
opium 182 kg 500 gramë
vaj hashishi 51 litra 758 ml
Top Channel