Kuratorët e një ekspozite në Firence zbuluan këtë javë se ata kanë në duar skulpturën e vetme të mbijetuar të Leonardo da Vincit.
Ka qenë gjithnjë pjesë e legjendës së Leonardos, fakti që ai kishte bërë skulptura, përfshirë edhe një kalë gjigant, por asnjë punë tredimensionale e tij nuk ishte identifikuar.
Virgjëresha me fëmijën që qesh, përbën një përjashtim sipas kuratorëve të ekspozitës Verrocchio; mjeshtëri Leonardo në pallatin Strozzi, ku ajo është ekspozuar.
Da Vinci besohet se e ka realizuar skulpturën rreth vitit 1472 kur ishte 19 ose 20 vjeç, si një nxënës i artistit nga Firence, Andrea del Verrocchio.
Skulptura i përket prej kohësh galerisë, që nga 1858, por i ishte kredituar një tjetër artisti, Antonio Rossellino. Kjo sepse studiuesit ishin ngatërruar nga shkrimet e një historiani që fliste për veprën.
Francesco Caglioti, një akademik italian që jep mësim në universitetin e Napolit, një ekspert i njohur mes atyre të periudhës së rilindjes, këmbëngul tani se vepra është e Leonardos dhe gjurmët e tij janë të dallueshme. Detaje si buzëqeshja e Krishtit, apo pëlhura, tregojnë se ajo është punë e mjeshtrit da Vinci.
Top Channel