Jeta shpesh na vendos përpara sfidave të ndryshme, por në situatat më të vështira gjithmonë na qëndrojnë pranë njerëzit më të dashur. E tillë ishte historia e Stiljanës dhe nënë Zebikos, e cila i jep forcë dhe kurajë çdo ditë nuses së saj.
Nga dashuria e djalit të saj, Gertit me Stiljanën, në jetë kishte ardhur Danieli. Gjatë lindjes ajo kishte pasur komplikacione dhe për të sjellë në jetë Danielin, mjekët kishin përdorur metodën e vakumit.
Por një gabim i tyre i kishte shkaktuar një dëmtim në kokë. Pas vizitave mjekësore, Stiljana kishte mësuar se gjysma e trurit të Danjelit nuk ishte formuar, për shkak të gabimit të mjekëve.
Për t’i shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që Stiljana kishte për vjehrrën e saj, i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Mesazhi që ajo i dedikoi nënë Zebikos ishte: “Ma, ti je njeriu më i shtrenjtë! Ti je forca ime, ti je ajo që mua më ka mbështetur gjithmonë. Ishe ti ajo që më ke dhënë kurajo gjithë këtë kohë. Ke qenë më e fortë se unë dhe prej teje kam mësuar se si të jem një grua e fortë. Unë e ndjej veten me fat sepse më duket sikur më kanë lindur dy nëna! Ti je heroina ime!”
Nënë Zebiko u shpreh se do t’i qëndronte gjithmonë pranë Stiljanës dhe Danjelit dhe se do të kujdesej për ta derisa të ketë fuqi.
Top Channel