23/11 23:05
Një javë para protestës kombëtare të 16 Marsit, kryedemokrati takoi qytetarët e Paskuqanit. Një prej tyre ishte kjo zonjë që u ankua se i ishte hequr ndihma ekonomike.
Në mbyllje të këtyre takimeve kryedemokrati konfirmoi kandidimin e kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu për një tjetër mandat, duke theksuar se ai i kishte mbajtur premtimet.
“Kur t’i bashkojë forcat pushteti vendor me Xhela Mziun dhe pushteti qendror me një qeveri që do t’ju përgjigjet për hallet tuaja, ndryshimi pozitiv për çdo familje do të ndjehet”, tha Basha.
Duke ftuar shqiptarët në protestën e 16 Marsit, Basha tha se nuk po kërkon pushtet për veten.
Top Channel