Prokuroria e Tiranës shpall pretencën për vjedhjen e 80 milionë lekëve të reja përmes mashtrimit me punonjësit e një banke me shtetasin Lefter Sulkaj.

Prokuroria kërkoi 8 vjet për të pandehurin Lefter Sulkaj, nën akuzë për mashtrim me pasoja të rënda.

Prokuroria kërkoi 7 vjet burg për A. Bushin, punonjëse në një bankë.

Për të pandehurit e tjerë, që janë dy punonjës të tjerë të bankës, banka nën akuzë si person juridik dhe shoqëria “Sulkaj shpk.”, çështja është veçuar.

Në vitin 2016 punonjësit e bankës kanë kredituar shoqërinë “Sulkaj shpk.”, tha prokurori, me veprime fiktive në shumën rreth 80 milionë lekë. Kjo shumë është tërhequr brenda të njëjtës ditë që u kryen veprimet. Gjendur me një boshllëk prej 80 milionë lekësh, punonjësit e bankës kanë thirrur denoncuesin A.D. dhe i kanë kërkuar që të depozitojë një shumë prej 82 milionë lekësh të reja, duke e mashtruar se do t’ia likuidonin brenda 2 ditësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA