Gjykata e Korçës ka dhënë vendimin arrest me burg për 54-vjeçarin Nesim Demollari, i akuzuar si autor i vrasjes së nënës së tij.
Demollari nuk e pranoi krimin para Gjykatës.
“Nuk janë të sakta çfarë tha prokurori. Mamanë e gjeta në korridor. E ushqeja unë. Bënte veprime të pandërgjegjshme. Me quante Goni, jo Nesim. Dilte nga shtëpia vetë, ishte me sklerozë, binte dhe rrëzohej vetë. E gjeta midis banjos dhe korridorit të shtrirë. E çova në dhome. I shërbej prej vitesh. Kishte rënë nga divani në kokë. Dy ditë më parë vrau syrin. Nuk e kam vrarë, vdiq vetë. Pasi vdiq, mora vëllanë në telefon. Kam punuar 20 vite në Greqi. Jam i pafajshëm. Të gjykohem i lirë. Dua të punoj,se nuk kam të ardhura”, mësohet të ketë dëshmuar Nesim Demollari.
Prokuroria kërkoi masën arrest me burg. Organi i akuzës tha se ka prova që 54-vjeçari e ka dhunuar nënën derisa ajo humbi jetën.
Top Channel