35-vjeçari Altin Balliu, mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri në Korçë, mbrëmjen e 17 janarit, duke u ekzekutuar me dy plumba në “lagjen 10” të qytetit.

Pas më tepër s enjë muaj në kërkim, autori i dyshuar Olger Mustafaj u vetëdorëzua në polici.

Vrasja ka ndodhur pas konfliktit që autori kishte pasur në një lokal me viktimën dhe shokët e tij, për shkak të bllokimit të rrugës me makinë nga miqtë e 35-vjeçarit.

Kanë qenë dy dëshmitarë kyç, ata që kanë çuar policinë në gjurmët e para të vrasësit, por ende nuk dihen shkaqet e krimit.

Një tjetër grup policor ka shkuar në fshatin Bitinckë të Devollit, në kërkim të pronarit të një automjeti që u gjet i goditur nga plumbat në vendngjarje, në “lagjen 10” të Korçës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA