Ndonëse prokuroria i mbylli hetimet javën e kaluar për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës, dosja nuk është dorëzuar ende në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

E gjitha kjo do të thote se në këtë situatë nuk mund të flitet ende për një datë se kur do të mbahet seanca paraprake ku do të vendoset nëse çështja më e bujshme e dy viteve të fundit do të kalojë për gjykim apo do t’i kthehet sërish prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Por, Saimir Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës, kur dosja në të cilën ai akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal të përfundojë në duart e gjyqtarit paraprak, do të kërkojnë pushimin e çështjes. Mbrojtja vendos në pikëpyetje cilësinë e hetimit.

Avokati Maks Haxhia nuk e kurseu ironinë për prokurorinë, që ndonëse i mbylli hetimet para datës 10 mars, limitit të caktuar nga gjykata, e kundërshton këtë vendim në Gjykatën e Apelit për diçka që tashmë nuk ka objekt.

Krahas Saimir Tahirit, nën akuzë janë vendosur edhe tre ish-zyrtarë policie, që të tre prej një viti në arrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA