LeBron James bën historinë në parket në ndeshjen mes LA Lakers dhe Denverit në kampionatin e NBA.
Ylli i skuadrës kaliforniane shënoi 31 pikë në këtë përballje duke kaluar legjendën Michael Jordan në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e këtij kampionati teksa arriti kuotën e 32 292 pikëve të shënuar në karrierë.
Tani James është i katërti në këtë klasifikim dhe përpara ka një emër si Kobe Bryant i cili ka shkruar historinë e Lakers me titujt e fituar.
Por për fat të keq ky takim me historinë e NBA i The King nuk e ndihmoi aspak skuadrës kaliforniane që e humbi sfidën me Denver me rezultatin 99-115
Gordon Hayward bëhet sërish protagonist i Bostonit në kampionat, këtë radhë në ndeshje me Sacramento Kings të cilën skuadra e Celtics e fitoi me rezultatin 111-109.
Hayward shënoi pikët që i dhanë suksesin e dytë radhazi Bostonit kur kishin mbetur vetëm 2 sekonda nga fundi i sfidës.
Pjesa e parë e kësaj sfide ishte e ekuilibruar dhe skuadrat shkuan në pushimin e sfidës me barazimin 49-49. Në pjesën e dytë gjithçka ishte në duart e Tatum e Horford për Bostonin, ndërkohë që Hayward shënoi pikët më vendimtare të kësaj sfide. Me këtë humbje, Sacramento Kings duket se nuk ka më shpresa për zonën e playoffit, pasi San Antonio e LA Clippers janë të shkëputur ndjeshëm.
Top Channel