Të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon ishin Naxhije dhe Fahri Buçinca, gjyshërit e reperit të suksesshëm Ledri Vula.

Ndër të tjera, ata treguan shumë rreth marrëdhënies me Ledrin, duke shprehur kënaqësi jo vetëm për suksesin e tij artistik, por mbi të githa për karakterin dhe atë që ai përfaqëson si njeri.

Ata folën me nota pozitive edhe për tekstet e këngëve të tij, duke zbuluar se një pjesë të mirë të tyre i kanë mësuar përmendësh.

E sa i përket këngës së preferuar, të dy ndanin të njëjtin mendim për “Ni gotë për ty”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA