25/11 11:05
Gjon’s tears, ka lindur në Zvicër nga dy prindër me origjinë shqiptare. Ka qenë vetëm 12 vjeç kur u ngjit në skenën e spektaklit ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2011.
Por edhe pse vetëm një fëmijë, ia doli të fitojë menjëherë zemrën e jurisë me këngën e njohur franceze, ‘Je t’aime’. Ndërsa sot pas 8 vitesh, ai konkurron në ‘The Voice of France’, duke u përfaqësuar denjësisht pasi të katër anëtarët e jurisë u mrekulluan nga zëri i tij, duke shtypur njëri pas tjetrit butonin e kuq…
Me datë 6 shkurt, pra një muaj më parë, “Gjon’s tears” ka publikuar këngën e quajtur “Babi”, e cila menjëherë u rendit në krye të ‘The Top List’ në muzikën shqiptare, ku aktualisht renditet në vendin e 5-të.
Top Channel