Pas “Rrak Tak”, Bujar Qamili propozon një bashkëpunim të dytë Mateusit, por ka një kusht

06/03/2019 19:42

I ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon,  Mateus Frroku ndau detaje nga jeta personale, si edhe foli për projektet e reja muzikore.

Pas baladës “Pa këmbë në tokë”, këngëtari zbuloi se projekti i radhës do të jetë një bashkëpunim me Anxhela Peristerin, për të vijuar më pas me një tjetër bashkëpunim që preferoi të mos e zbulonte.

Duke folur për bashkëpunimet, Mateus nuk kishte si të mos komentonte duetin me Bujar Qamilin “RrakTak”, këngë që u kthye në hit.

Mirëpo ishte Bujari ai që e bëri surprizën përmes një videomesazhi, nga ku i propozoi të realizonin një tjetër këngë bashkë.

Reagimi i Mateus i tha të gjitha, por kushti i tij i vetëmishte që kënga e radhës të jetë akoma më e bukur se e para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA