Paraditen e së martës, katër deputetë të rinj u betuan në sallën e Parlamentit duke marrë mandatet e dorëzuara nga deputetët e opozitës.

Një prej tyre është edhe Ylli Shehu, i cili ka qenë pjesë e Kuvendit edhe në legjislacionin e kaluar.

Në një lidhje telefonike për “Top Show”, Shehu hodhi poshtë akuzat e ardhura nga LSI, si tradhtar, duke theksuar se ai përfaqëson votuesit e tij dhe jo ata të LSI.

“Unë do vazhdoj te jem ne opozite sic isha sot. Nuk jam me PS-në. Votuesit e mi kanë kërkuar që të mos digjen mandatet dhe unë përfaqësoj votuesit e mi personal, jo atë të LSI-së. Mandatin ma kanë dhënë votuesit nuk ka ma dhënë Monika Kryemadhi. Unë nuk kam qenë dakord me këtë lëvizje të LSI. Unë nuk jam tradhtar dhe për këtë vendim ka qenë i imi personal. Nuk jam i prirur të shkoj drejt djegies së Parlamentit”, u shpreh Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA