Hiperrealizmi më shumë i imponohet reales sesa e hap në thelb atë. Një ndërmjetësues i mirë ndërmjet objekteve në natyrë dhe ndjenjave personale, ky lloj arti është pak i aplikuar në vendin tonë.

Këtyre imazheve të vërteta, artisti i ri Gëzim Meta u jep dimensionin human. Që nga çifti mbretëror në Angli e deri tek imazhet e viktimave të luftës së Sirisë.

“Subjekti në fokus ka portretin dhe personazhet të sjellë në dimension human. Duke i shtuar penelatat për ta bërë pak më piktoreske. Për shembull tek vepra e Madhërisë së Saj, Elisabeta II dhe Dukës së Edinburgut është një urë lidhëse kohore ku ato janë që në rininë e tyre e deri më sot”, deklaron Meta.

Ndjenjat njerëzore e shtyjnë atë që të zhvillojë këtë krijim artistik, nëpërmjet këtyre pesë pikturave të ndryshme në përmasa dhe temë: “Ky është një fëmijë që është në dramën më të madhe psikologjike. Aatij mund t’i kenë vrarë prindërit, familjen ose një të afërm. Dhe sic e shihni edhe në këtë vepër mbrapa është një sfond gri që tregon dhimbjen. Qytetin e Alepos në mënyrë katastrofale”.

Në këtë ekspozitë, të parën në llojin e vet në Shqipëri, Meta heton psikologjinë e personazheve nëpërmejt formatit tradicional, fjalëve shpirtërore dhe detajeve në portrete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA