Si rrallë herë në vitet e fundit, Tirana vjen në kushte optimale në vigjilje të derbit të kryeqytetit.

Ard Mema ka në dispozicion grupin e plotë; asnjë lojtarë të pezulluar, asnjë të dëmtuar. Trajneri ka mundësi të përzgjedh 11-të më të mirët për të thyer më në fund Partizanin.

Prej 5-vitesh bardheblutë nuk e njohin shijen e fitores në sfidën më të rëndësishme të futbollit shqiptar, një makth të cilit Mema kërkon ti japë fund.

Top Channel