“Ishalla i rritet!” Urimi i synetllëkut që turpëroi Diola Dostin

28/02/2019 17:46

Nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

E qeshur dhe plot pozitivitet, ajo tregoi më shumë për jetën personale si edhe martesën në Kosovë, aty ku jeton prej vitesh me bashkëshortin dhe tre fëmijët e tyre.

Diola pranoi se në fillim e kishte të vështirë të përshatatej, aq më tepër kur haste vështirësi gjatë komunikimit me njerëzit atje.

E si për ta faktuar këtë, ajo ndau një histori shumë personale, teksa kishte shkuar për të uruar familjarët e bashkëshortit për një rast synetllëku.

Për fatin e saj të keq, atë ditë nuk kishte patur pranë bashkëshortin dhe kur kishte ardhur radha e saj për të uruar ishte gjetur në një situatë shumë të sikletshme. E pasigurtë se çfarë duhet të thoshte dhe si urohej në ato raste, fjalët e vetme të Diolës kishin qenë: “Përshëndetje, si jeni? Ishalla i rritet!”

Kishte mjaftuar vetëm kaq që të pranishmit të shkriheshin gazit e Diola të skuqej nga sikleti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA