Peruja po anulon vizat e diplomatëve në ambasadën e Venezuelës në Lima dhe do të njoftojë ata se do të jenë ilegalë në vend, duke filluar nga 9 marsi, tha një zyrtar peruan të martën.

Zëvendësministri i Jashtëm Hugo de Zela tha në një intervistë të transmetuar në radion RPP se Peruja njeh ambasadorin e caktuar nga presidenti i vetëshpallur i Venezuelëa, Juan Guaido dhe nuk do të pranojë më zyrtarët e ambasadës të emëruar, nga presidenti venezuelas Nikolas Maduro.

Venezuela është prej ditësh në një krizë të rëndë politike dhe jo vetëm, pasi lideri i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president, duke refuzuar njohjen e zgjedhjeve të organizuara nga Maduro, të cilat i cilësoi si të manipuluara.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera perëndimore, kanë njohur Guaidon si president, duke i bërë presion Maduros të tërhiqet, ndërsa ky i fundit vijon rezistencën, duke bllokuar edhe hyrjen e ndihmave amerikane në vend.

Top Channel