Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, ka reaguar përsëri mbi situatën në Shqipëri pas djegies së mandateve nga opozita dhe protestave të saj.

Këshilla që ai jep në intervistën ekskluzive për “Deutsche Welle” është që të braktiset rruga e nisur, ndërsa e cilëson bojkotimin e Parlamentit si hap të madh prapa për Shqipërinë: “Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Nëse ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh”.

Por, këtë nuk e dëshiron kreu partiak, thotë gazetarja e “DW”, dhe Hahn përgjigjet: “Ky ishte një gabim i rëndë dhe në fakt nuk është partia ajo që vendos për mandatin. Kjo është pyetja tjetër se si kuptohet demokracia. Janë njerëzit, përfaqësuesit e popullit që janë zgjedhur dhe jo partia, ata që vendosin nëse dikush do ta dorëzojë mandatin apo jo”.

Më kujtohet fare mirë kur Partia Demokratike ishte në pushtet dhe socialistët bojkotonin Parlamentin, kujtoi zyrtari i lartë gjerman.

“Unë e kam kritikuar atëherë këtë në të njëjtën mënyrë. Nuk kam asgjë kundër protestave, por Parlamenti, si bërthama qenësore e demokracisë, nuk duhet bojkotuar kurrsesi”, shton ai.

Hahn foli edhe për marrëveshjen Prishtinë-Beograd e duke u kujdesur të theksonte se ky është mendimi i tij personal, u shpreh se ajo nuk ka përse refuzohet dhe se kur dy shtete sovrane bien dakord të ndryshojnë një kufi të përbashkët mes njëri-tjetrit dhe kur ato janë në gjendje të mbajnë përgjegjësinë për vendin e tyre, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë atë pakt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA