Wake Up/ Eranda Libohova: Edhe po të fitoja Eurovisionin do ta dorëzoja

26/02/2019 11:55

Eranda Libohova sapo ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “14”, një këngë që flet për një dashuri të humbur e që jo rastësisht, klipi që shoqëron këngën është xhiruar në shtëpinë e këngëtares.

E ftuar sot në Wake Up, këngëtarja na zbuloi jo vetëm parapskenat e klipit të ri  por u kthye dhe pas në kohë duke kujtuar shumë nga këngët e saj.

Më e fundit e kënduar dhe në Festivalin e RTSH ku Eranda u vlerësua me çmimin e dytë. Ajo u shpreh se edhe nëse do të fitonte çmimin e parë çka i hapte rrugë pjesëmarrjes së saj në Eurovizion ajo do ja jepte mundësinë për të shkuar në Festivalin Europian këngëtarëve të tjerë.

 

Top Channel