Pas vendimit për mbajtjen e një seance plenare të Kuvendit të Shqipërisë pasditen e kësaj të marte, në orën 17:00, vendim i marrë nga Konferenca e Kryetarëve, burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur për Top Channel se të enjten nuk do të ketë seancë tjetër plenare.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, sërish nga burime brenda selisë së socialistëve thonë se PS-ja do të parashtrojë sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë të posaçme, ku do të kërkojë që të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku me 3 mandate në detyrë.

Ndonëse nuk janë konfirmuar ende emrat për kandidatët që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, PS duket se mbyll këtu rrugëtimin e Vangjush Dakos, në Durrës; Qazim Sejdinit në Elbasan, por pritet të “ndëshkojë” edhe Xhelal Mziun në Kamëz, me këtë të fundit që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, nëse kërkesa do të pranohet nga KQZ-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA