Kopertinat e reja nga Vitrina e librit në Top Channel.
Bukur këtu nga Linda Phillips, përkthyer nga Delina Fico
Linda Phillips, një nënë që humbi të birin në moshën 22 vjeçare në betejën me depresionin, vendosi ta titullonte librin e saj, pikërisht me fjalët e ëndërrta të të birit, “Bukur këtu”. Me stigmën e një shoqërie të fiksuar pas përsosmërisë, ku megjithë përpjekjet edhe dukja dështon të jetë e tillë, moskuptimit të betejave të brendshme që njeriu ka me mendjen dhe shpesh etiketimet, mbi sëmundjet e shëndetit mendor apo vetëvrasjen si koncept, paqja duket sikur nuk vjen për atë që bën këtë zgjedhje edhe pasi ka ikur nga kjo botë. Nuçi ishte fëmijë i ndjeshëm dhe donte të përjetonte çdo gjë. Ajo që u mendua prej prindërve si ankth adoleshentësh, u përkeqësua deri në tentativën e parë për t’i dhënë fund jetës. Linda Phillips sjell një rrëfim biografik që e kapërcen dhimbjen personale. Phillips, ndau për publikun në Shqipëri përvojën si mësoi të qëndrojë mbi dhimbjen; si ndoqi dritën dhe gjeti paqen, pasi doli nga errësira dërrmuese e humbjes së djalit të saj, pas një lufte të përjetshme me depresionin e rëndë; se si prej dhimbjes ajo shkroi librin që bart në një simbiozë rrëqethëse shijen e vdekjes dhe luftës për të jetuar dhe atëherë kur njeriu nuk gjen forcë.
Hap sirtarët nga Jani Duri
Një varg poezish që autori i mendonte të humbura. Subjekti merr shkas nga jeta.
Top Channel