Që nga koha e bumit teknologjik duket se gazetaria i është bashkëngjitur listës së profesioneve më të rrezikuara: të japësh leksione gazetarie sot është më shumë fitimprurëse sesa ta ushtrosh atë. E megjithatë cdo ditë sot në botë shohim se ende zhvillohet një gazetari e shkëlqyer dhe cilësisht e lartë. Por na duhet të pranojmë se industria e lajmeve, po reduktohet gjithmonë e më shumë. Përse po ndodh kjo?

Dallimi këtu me sa duket është mes gazetarisë dhe lajmit. Ata që studiojnë gazetari e dinë se lajmi është vetëm një prej shumë llojeve të produktit gazetaresk. Lajmi si një formë letrare e standardizuar, bazuar në jetën e vërtetë dhe faktet, lindi si produkt më shumë se 200 vjet më parë në përgjigje të kushteve shumë specifike shoqërore dhe kulturore dhe evoloi prej një teknologjie të re që hyri atë kohë, e quajtur telegrafi. Shpikja e telegrafit elektrik në vitet 1830 lejoi transmetimin e shpejtë dhe ndërkombëtar të breshërive të njëpasnjëshme të informacionit me anë të mesazheve të shkurtra, të ndara në sektorë, të cilat, për ironi të kohës, nuk ndryshonin aspak prej mesazheve të sotme në tëeet-er.

Telegrafi solli lajme mbi zgjedhjet, luftërat, fatkeqësitë, krimet, dasmat dhe vdekjet në tavolinat e kuzhinës popullore; ishte mënyra se si bota mësoi rreth vrasjes së presidentit Abraham Lincoln në vitin 1865. Mbërritja e menjëhershme e lajmit shtroi para klasës së mesme një perspektivë tjetër, nga ajo lokale në atë globale, nga një tablo e përgjithshme mbi botën në një më specifike; nga një botë e përqendruar tek trillimi, në një tjetër të bazuar te fakti. Mbërritja e lajmit kaq shpejt, bënë që klasa e mesme të pozicionohet në një botë më të hapur dhe të pretendojë një identitet të veçantë kulturor. E me kohë, u pa se kjo uri për lajmin qe një përgjigje kulturore kundrejt një mjedisi socio-politik sundues.

Sot, pothuaj secili prej këtyre kushteve kulturore ka ndryshuar. Pra, nëse konteksti i asaj që ne quajmë lajm për gati dy shekuj ka ndryshuar rrënjësisht, a e ka ende lajmi atë funksionon siç duhet ta ketë? Po cili atëherë është roli i tij? Dhe cili qëllimi që ai duhet të përmbushë? A është ende i rëndësishëm lajmi/ informacioni?

Ne sot të gjithë e dimë se industria e lajmeve jeton ditë të vështira. Bazuar në një kërkim të Qendrës Kërkimore Peë, numri i shitjeve i gazetave ditore në Shtetet e Bashkuara, të shtypura dhe ato dixhitale, ra në 35 milionë në vitin 2016, dhe ky ishte qarkullimi më i ulët që nga viti 1945 megjithëse popullsia gati është trefishuar përgjatë 70 viteve të fundit. Viti që nisi shënoi mijra vende pune të humbura e në të njëjtën kohë regjistroi nisjen e qindra mijra sipërmarrjeve të reja të gazetarisë dixhitale. Teknologjitë e reja të internetit fuqizuan lojtarë të rinj, si Google dhe Facebook, me pretendimin e ushtrimit të kontrollit të shpërndarjes së të ardhurave prej reklamave që ato përthithin. Nga ana tjetër të frymëzuar prej Donald Trump, politikanë e sotëm modern që nga Libia, Siria e deri në Europë, pa përjashtuar këtu Spanjën por dhe Shqipërinë sulmojnë hapur gazetarët duke i quajtur ata “të rremë” apo “të njëanshëm“, duke i akuzuar ata mbi shtrembërimin e realitetit. Ndërsa publiku i sheh ata shpesh herë si shumë të butë me pushtetin apo shumë më pranë të pasurve së kohë më parë duke mos i besuar më asaj, që ata e perceptojnë si konflikt interesi.

Cfarë ajo duket qartë është, se bota vetë në thelb ka ndryshuar trajektore vëzhgimi e në varësi të saj edhe rëndësia e lajmit/ informacionit. Retorika aq e njohur e Trump “America First” nuk ishte një slogan që u hodh kot dhe pa një koncept mbi të ardhmen e globit gjatë fushatës zgjedhore të kandidatit të atëhershëm për president, D. Trump. Ajo përputhet sot me një distancim prej globalizimit, lëkundjes së institucioneve që atë përfaqsojnë si dhe aspiratave gjeopolitike, mbylljes së kufijve apo dhe rritjes së nacionalizmit, që sot më shumë se kurrë është pjesë e cdo mjedisi ku jetojmë.

Nisur prej këndej edhe ‘lajmi’ vetë si produkt apo dhe si shpikje kulturore, është prekur prej këtij “deglobalizimi”, duke parë ndër vite se si ka rënë në përqindje nga viti në vit mbulimi i zhvillimeve ndërkombëtare në dhomat e lajmeve në cdo redaksi. Që prej vitit 2010, bazuar mbi një studim medial kryer prej ekspertësh amerikane, frekuenca e mbulimit të tyre në katër gazetat më të mëdha britanike dhe historitë që përbënin faqen ndërkombëtare të lajmeve në Shtetet e Bashkuara ishin gati përgjysmuar përgjatë tre dekadave. Raportimi i huaj tani ka tendencë të kufizohet në çështje që lidhen drejtpërdrejtë me interesat kombëtare, si lufta apo terrorizmi.

Por ky ndryshim larg nga pikëpamja globale është vjen si pasojë shkaqesh gjeopolitikë dhe shoqërore. Është një lëvizje e brendshme, që shfaqet në shumë mënyra, duke përfshirë teknologjinë. Megjithatë kjo prirje për t’iu larguar ngjarjeve globale dhe atyre që përbëjnë erëra të reja që fryjnë kontinentet, sidomos politike, nuk gjejnë kudo mbështetje. Në një raport të fundit, i autorizuar prej qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, thuhet se kjo lloj politike e kufizimit të lajmit vetëm në rrafsh lokal, duke i mbyllur rrugën trajtimit të tij në rrafshin global do të sjellë dështimin e financimit publik të tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Nëse pyesim se si po shfaqet atëherë etja për lajme “lokale” duhet të pranojmë se nuk asnjë befasi për këtë: vetëm hidhini një sy Facebook-ut. Atë që Facebook bën duke u dhënë përparësi përditësimeve që prej miqve apo dhe familjarëve, tanë mbetet të kuptohet se nuk është gjë tjetër vecse një reagim ndaj presionit të madh që politika ushtron mbi përhapjen e keqinformimit apo asaj që quhet post-truth politics. Përditësimet mbi lindjet, vdekjet, martesat dhe ngjarjeve të tjera të jetës familjare janë ato që përbëjnë lajme lokale për shumë njerëz. Ne të gjithë e dimë se lajmet nuk kanë qenë thjesht transmetimi i informacionit sepse kur lexojmë lajme mbi ndryshimet klimaterike apo mbi politikanët e korruptuar, jo vetëm që bëhemi të vetëdijshëm për detajet e asaj që ka ndodhur, por e ndiejmë veten të kapur në këtë dramë. E megjithë këtë botë që evolon cdo orë prej shpikjeve të reja, gazetarët mbeten ata njerëz në profesion, të cilët duan që në fund të ditës publiku i tyre të vazhdojë t’i dojë akoma. Ata duan të jenë arsyeja, për të cilën njerëzit flasin. Por me keqardhje na duhet të pranojmë se kjo kohë tashmë ka mbaruar. Konsumi i informacionit/ lajmit është bërë një akt shumë individual në sajë të pajisjeve mobile. Ditët kur uleshim për të lexuar gazetën e mëngjesit apo kur ndiqnim buletinët e lajmeve kanë kaluar. Kinemaja, TV e kohët e fundit, Netflix kanë dominuar kërkesën e tregut për dramë. Ashtu si në vitet 1830, kur telegrafi bëri raportimin e parë të pavarur nga koha dhe hapësira ndërsa arriti të prodhojë lajmin prej askundit, sot është zhvendosja në internet e telefonave mobile dhe smartphone-ve që po çliron shpërndarjen e lajmit prej tiranisë së lokacionit dhe kohës. Tani secili mund të marrë lajme në çdo kohë dhe pothuajse në çdo vend. Por ka dhe dicka që na duhet të na shqetësojë; a është lajm cdo gjë që shkruhet dhe propagandohet? Dhe nëse lajmi goditet prej elementëve argëtues dhe propagandës, si do të mund të mbijetojë gazetaria si profesion? E që këtej cfarë pritet të ndodhë me demokracinë?

MONIKA STAFA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA