Pas lënies së mandateve, opozita po sheh mundësinë e tërheqjes së të zgjedhurve lokalë në të gjithë vendin.

Qëndrimi i opozitës pritet të radikalizohet pas protestës kombëtare të 16 marsit, konfirmuan aleatët historikë.

“Këto do të diskutohen pas datës 16. Të jeni të sigurtë që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë. Në të gjitha institucionet, në të gjithë hapësirën shoqërore, politike dhe ndërkombëtare. Këtë do e përcaktojmë pas datës 16 Mars, kur do të jetë dhe protesta e madhe”, deklaroi Dashamir Shehi.

Ndërsa Fatmir Mediu theksoi: “Opozita duhet të bëjë çdo gjë që do ta çojë Shqipërinë në binarët kushtetues dhe europianë”.

Por, në bllok partnerët europianë dhe amerikanë kanë kundërshtuar djegien e mandateve të opozitës. Për këtë, Shehi tha: “Ne gjykojmë se ndërkombëtarët kanë marrë pozicionin e vet, tradicional, klasik, që këtu para demokracisë vihet stabiliteti. I mirëkuptojmë. Por, gjykojmë se nga pozicioni i sotëm i demokratëve, ndryshe nga ai që ishte para tre muajve, ka një avancim shumë të madh. Kanë filluar ta kuptojnë edhe ata që sa të jetë zoti Rama do të ketë gjithnjë e më pak stabilitet, gjithnjë e më shumë drogë dhe krim të organizuar. Kështu që jemi edhe në rrugën për t’i bindur edhe ndërkombëtarët për këtë punë”.

Tirana pritet të ketë peshën kryesore për protestën e ditës së enjte para Parlamentit. Për këtë arsye, Basha krahas aleatëve mblodhi edhe krerët lokalë të kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA