23/11 23:05
Opozita e bashkuar ka bërë bashkë përballë qeverisë edhe dy parti, bashkëpunimi i së cilave duket si i pamundur që të realizohet, PBDNJ dhe PDIU.
Pikërisht për këtë çështje u pyet në studion e “Open” kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.
Por ai vuri në dukje se ka një rreshtim të opozitës përballë qeverisë aktuale, por kjo siç thotë ai nuk do të thotë që ka ndërveprim mes tyre.
“Të qenit pjese e një opozite të bashkuar nuk do të thotë se te gjitha palët janë në ndërveprim me njëri-tjetrin”, u shpreh Dule, duke evidentuar edhe faktin se në protestat e fundit nuk ka patur flamuj partiakë.
Top Channel