Kryeministri Edi Rama ka porositur anëtarët e Kryesisë së Partisë Socialiste, gjatë mbledhjes së zhvilluar paraditen e kësaj të hëne, që të impenjohen për të vijuar normalisht punën në seancat parlamentare, pavarësisht largimit të opozitës nga Kuvendi i Republikës.
Kreu i ekzekutivit ka kërkuar gjithashtu nga të tijtë që të mos ndalet përgatitja për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Pikërisht për këtë çështje, në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar për Kongresin e 23 marsit, ku pritet të shpallen paraprakisht kandidatët socialistë për kryebashkiakë të ardhshëm.
Në fund të mbledhjes, teksa dilte nga selia e PS-së, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla deklaroi se “puna vazhdon, të enjten do të votojmë strukturat e KLGJ-së dhe KLP-së”.
Top Channel