Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi sot në mbrëmje nga selia e Partisë Demokratike se po përgatitet arrestimi i kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, por kjo gjë nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.

“Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota”, deklaroi Basha.

“Mosarrestimi ka ardhur me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar, Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë, por nuk e shpëton dot Ramën”, shtoi Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA