20-vjetorin e themelimit të saj, kompania e sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria” e kurorëzoi me inaugurimin e statujës të quajtur “Mirënjohje – falënderim për të gjithë”, e cila u vendos pranë zyrave qendrore të shoqërisë, në qendrën e kryeqyetit.

Mirënjohja dhe falënderimi shkon për klientët e “SIGAL UNIQA group”, bashkëpunëtorët dhe stafin për besimin dhe përkushtimin që i kanë dhënë kompanisë për 20 vite.

Themeluesi i SIGAL dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Avni Ponari, tha se mirënjohja dhe falënderimi duhet të thuhen jo vetëm me fjalë, por të shprehen edhe me vepra dhe në këtë pikë SIGAL-i ka një bilanc të fortë.

“Mirënjohja dhe falënderimi duhet jo vetëm të thuhen me fjalë, por edhe të shprehen me vepra. Dhe këtë ne nuk e bëjmë vetëm sot, por e kemi bërë që nga fillimi i aktivitetit tonë. Dhe nuk e kemi bërë vetëm me fjalë, por mbi të gjitha kemi folur me vepra, duke mbajtur fjalën e dhënë dhe besimin te çdo punonjës i SIGAL, tek çdo klient i ynë, duke mbajtur premtimin dhe duke u përpjekur çdo ditë për të bërë një shërbim më të mirë, më cilësor. Në 20 vite ne kemi paguar mbi 300 milionë euro dëme, duke qenë kontribues të heshtur por fjalë-mbajtës e për këtë jemi mirënjohës e u themi të gjithëve faleminderit. Ne nisëm një rrugëtim me pak veta, por rreth nesh na u bashkuan shumë veta mbi 1500 punonjës e mbi 1 milion klientë. Prandaj dhe sot është momenti që të ndalemi, të kthejmë kokën pas dhe të kujtojmë të gjithë ata që ishin me ne që nga fillimi por edhe ata që na u bashkuan rrugës, sepse secili prej tyre ka dhënë një kontribut të veçantë dhe të paçmueshëm për SIGAL-in në radhë të parë por edhe për zhvillimin dhe progresin individual të tyrin por edhe dhe të të gjithë shoqërisë shqiptare”, deklaroi Ponari.

“SIGAL UNIQA Group Austria” është një grup rajonal me 8 Kompani, Sigurimi, Risigurimi dhe Fond Pensioni Privat në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. SIGAL operon në fushën e sigurimeve të jetës, jo jetës dhe pensioneve. Që prej vitit 2002 udhëheq tregun shqiptar me 30%, 65 milionë euro prime në vit dhe 121 milionë euro asete. Që prej vitit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e gjigantit austriak të sigurimeve UNIQA Group Austria, me një histori 200-vjeçare në tregun europian të sigurimeve, i cili numëron 7 miliardë euro prime në vit dhe zotëron 33 miliardë euro asete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA