E para e cila plotëson skuadrën e saj është Miriam Cani. Trajnerja tashmë ka 18 konkurrentë në skuadrën e saj dhe i fundit i cili sapo i’u bashkua është Margeni.
Për të u kthyen të gjitha karriget dhe luftën për ta patur në skuadër e fitoi trajnerja më e ëmbël. Margeni i cili sapo u bë pjesë e rrugëtimit të “The Voice Kids” ishte i bindur që do i’a dilte mbanë.
Tashmë ai mund të përjetojë ëndrrën më të madhe dhe të marrë maksimumin nga kjo përvojë që sipas tij, do ta ndihmojë shumë që në të ardhmen të bëhet një këngëtar i njohur.
Pjesën tjetër të spektaklit trajneria Cani do të mund ta shijojë e qetë edhe pse ndoshta do të donte që të kishte mundësinë të shtypte butonin për talentet e tjerë që priten të ngjiten në skenë.
Top Channel