
Kërcënime, përplasje dhe tone të larta/ Takimi mes Trump dhe Zelenskyt përmes fotove
28/02 19:30
E ftuar në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, këngëtarja e njohur Eliza Hoxha tregoi më shumë për realizmin më të fundit muzikor “Peng” si edhe angazhimet e tjera profesionale.
Gjatë bisedës ajo tregoi vështirësitë që kishte hasur për të punuar në profesionin e saj, pasi njerëzit e kishin njohur gjithnjë si muzikante dhe e shinin me skepticizëm përfshirjen e saj në arkitekturë.
Me sinqeritet Eliza pranoi se ky përcaktim që i bënin, kishte ndikuar tek ajo, duke e bërë që të ndihej e presionuar dhe e paragjykuar.
“Unë e vuaja këtë pjesën e përcaktimit, sepse për mua të dyja ishin të rëndësishme dhe unë në fakt isha Eliza në të dyja”, shpjegoi këngëtarja.
Top Channel