Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është arrestuar për dhunë në familje, pas kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i gjendet dhe një armë zjarri pistoletë e 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin: D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.

Top Channel