Mc Kresha i ftuar në “E Diell” nuk i ka shpëtuar pyetjeve me spec për karrierën e tij muzikore e jo vetëm.
I pyetur se cila ishte kolegia me të cilën ai kishte pasur më shumë vështirësi gjatë punës, Kresha u vu me shpatulla pas murit. Pas këmbënguljes së publikut, MC Kresha e tha më në fund emrin e saj. Dhe ajo ishte Fifi, bashkëpunëtorja e tij më e fundit në hitin e dashurisë “Psikopatja jote”.
“Problemin më të madh e kam pasur me Fifin sepse mbaruam këngën, u bë gjithçka, ishim shumë të lumtur, kur ia vinim këngën “play”, e dëgjonte, çmendej”, – vazhdon shpjegimin e tij Kresha, “dhe kur vij në Shqipëri për të bërë perfomancën, Fifi më lajmëron se e kishte ndërruar versionin e këngës”, – kujton ai.
Aty Mc Kresha ishte habitur tej mase dhe e kishte mbyllur diskutimin me Fifin duke i thënë: “Ç`ka? Kjo nuk ndodh kurrë më mua!”.
Përtej kësaj ngjarjeje, Mc Kresha tregoi respektin maksimal për Fifin duke e cilësuar atë si një artiste shumë të madhe e që e donte padiskutim shumë.
Top Channel