Këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” ndoqëm historinë e një djali që çdo ditë lufton për të realizuar ëndrrën e tij, pavarësisht sfidës që jeta ka rezervuar për të. E tillë ishte historia e Leos, 9 vjeçarit i cili vuan nga një sëmundje e rrallë në kocka. Për të realizuar ëndrrën e tij që një ditë të ecë dhe të luaj futboll si lojtari i tij i preferuar Leo Messi, ai i ishte nënshtruar shumë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ndërhyrja e radhës që Leo duhet të kryente kushtonte shumë dhe për këtë arsye familja e tij kishte kërkuar ndihmën e shumë personazheve publik. Njëra prej tyre ishte edhe gazetarja Albina Gjergji, e cila kishte nisur fushatën “Leo do të ecë!”, për të grumbulluar paratë që i nevojiteshin.

Për ta falenderuar Anilën që u qëndroi gjithmonë pranë dhe që i ndihmoi për të realizuar operacionin, Anxhela dhe Leo i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. Mesazhi i Anxhelës ishte : “Të jam shumë mirënjohëse për gjithçka që ke bërë për ne dhe Leon. Ti vazhdon të jesh pjesë e jetës së tij dhe pas ndihmës së madhe që na dhe. Ti je mrekulli dhe je unike, për këtë arsye të dua shumë!”

Surpriza që emocionoi Albinën ishte letra që kishte shkruar Leo për të duke i’u drejtuar asaj me këto fjalë : “Të falenderoj ty për shpirtin e madh dhe të premtoj se luftën time për të ecur do ta vazhdoj derisa ta realizoj!”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA