
24/02 22:34
Moderatorja simpatike, Kaltrina Mikushnica ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël.
Edhe pse në muajin e 9 të shtatzënisë, Kaltrina tregoi se fatmirësisht nuk ka pasur probleme, madje e ka shfrytëzuar këtë kohë për të pushuar e udhëtuar.
Ajo pranoi se ka pasur mbështetje të pakushtëzuar nga bashkëshorti dhe nga vajza 4-vjeçare, Rana, e cila mezi pret ta takojë motrën.
Kaltrina zbuloi ekskluzivisht për “Ftesë në Pesë” se, vajza që pret të sjellë në jetë do të quhet Mara, emër i vendosur nga bashkëshorti, ashtu sikurse edhe emri i vajzës së parë.
Top Channel