Mihrije Braha dhe Naim Abazi në Voilà: Po, ka çifte falso në showbiz!

15/02/2019 19:15

Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë treguar se ka ende shpresë për dashuri të vërtetë dhe dashuri që zgjat disa dekada.

Një ndër çiftet më të pëlqyera të publikut kanë që të ftuar në emisionin Voila. Të pyetur sa Shën Valentine kanë festuar sëbashku deri këtë vit, këngëtarët i janë përgjigjur : “34 Shën Valentine kemi festuar që prej 1985 kur jemi njohur”. Çifti i njohur janë prindër të një djali. Marrëdhënia e çiftit shkon shkëlqyeshëm por edhe në rastet e mosmarrëveshjeve ato e kanë gjetur zgjidhjen.

Mihrja është personi që çdo herë tërhiqet e para në ndonjë situatë që mund të krijojë mosmarrëveshje, dhe  i zgjidh gjërat me qetësi. Ndërsa në ndarjen e punëve të shtëpisë secili jep kontributin e tij. Të pyetur : A ka  çifte falso në showbizin shqiptar? Mihrije Braha i është përgjigjur “Po mendoj që ka çifte falso në estradën Kosovare”. Ndërsa të pyetur se çfarë do të ndryshonin në showbiz, të dy i janë përgjigjur që duhet të vendoset ne zbatim ligj për të drejtat e autorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA