Shkencëtarët këtë javë zbuluan leopardë të rrallë, të zinj, që njihen edhe si pantera e zezë, në kontenë Laikipia në Kenia, afër vendit ku edhe janë filmuar skenat e filmit të Marvel, i monimuar për Oscar, “Black Panther”.
“Kërkuesit tanë kanë dalluar leopardët e rrallë të zinj, që njihen edhe si panterat e zeza, në Kenia”, shkruante në një postim në Twitter kopshti zoologjik i San Diegos.
Në rajon ka pasur zëra për ekzistencën e leopardëve të zinj, por foto, imazhe apo dëshmi të pranisë së tyre kanë munguar, të paktën në 100 vitet e fundit. Panterat e zeza janë të pazakonta. Vetëm 11% e leopardëve në shkallë globale janë me ngjyrë të zezë. Por, panterat e zeza në Afrikë janë akoma më të rralla. Ngjyra e zezë e tyre është në fakt një mutacion gjenetik. Melanizmi është i ngjashëm me albinizmin, vetëm se ai çon në një pigment plus që e shndërron lëkurën e një kafshe në ngjyrë të zezë.
Leopardët afrikanë konsiderohen si specie të rrezikuara për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë, por edhe për shkak të konkurrencës mes vetë llojit për gjah.
Top Channel